Atletico Madrid nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 ndaj Villarreal, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”. Ndeshje e vlefshme për javën e dytë në La Liga.

Në pjesën e parë mungoi goli. Sfida u zhbllokua në minutën e 59-të, ku pas një kombinimi të bukur në zonë me Giuliano Simeone, ishte Marc Pubill i cili dërgoi në rrjetë topin me një goditje të mrekullueshme me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLINEPUBILL

Në minutën e 66-të, Gerard Moreno barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Morten Hjulmand ndaj Tajon Buchanan. SHIKOGOLINEBARAZIMIT

Në minutën e 78-të, Villarreal shënon golin e dytë me Georges Mikautadze, sërish nga pika e penalltisë. Këtë herë ishte Robin Le Normand që shtyu kundërshtarin në zonë, duke shkaktuar penallti dhe d uke u ndëshkuar me karton të kuq. Diego Simeone ndëshkohet me karton të verdhë për protesta. SHIKOPENALLTINE

Në minutën e 86-të ishte Giuliano Simeone që barazoi shifrat 2-2, pas asistit të Alex Baena. SHIKOGOLINESIMEONE

Përsa i përket Julian Alvarezit, argjentinasi u fut si zëvendësues në pjesën e dytë, por fytyra e tij e mërzitur tregon qartazi marrëdhenien e tensionuar mes tij dhe drejtuesve të klubit. Rezultati i takimit mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-2.

The post Alvarez e nis me kokën ulur nga stoli, Atletico Madrid “ngec” në shtëpi ndaj Villarreal. Simeonen nuk e mbajnë nervat (video) appeared first on Telesport.