PSG arriti të barazojë në 20 minutat e fundit ndeshjen ndaj Rennes, një sfidë që vendasit e udhëhiqnin 2-0. Dy golat e Ferran Torres barazuan shifrat, me kampionët e Francës që dolën me 1 pikë nga transferta.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, tha: “Ishte më e vështirë se zakonisht. Në pjesën e parë, pati situata që nuk ishim në gjendje t’i kontrollonim. Rennes nisi disa kundërsulme të nivelit të lartë dhe ata arritën të shënonin dy gola me saktësi të madhe”.

“Ishte shumë e komplikuar, shumë e vështirë. Ne u përpoqëm të bënim disa ndryshime dhe jam veçanërisht i kënaqur me pesë lojtarët që hynë në fushë gjatë ndeshjes. Të gjithë bënë një punë shumë të mirë”

tha trajneri spanjoll.

Tifozët janë të pabesueshëm; cilado qoftë performanca jonë, ata janë gjithmonë aty për të mbështetur ekipin. Do të donim t’i falënderonim dhe shpresojmë të përmirësohemi. Kjo është puna jonë dhe shpresoj se mund të luajmë shumë më mirë”, tha Enrique.

The post Luis Enrique: Ishte më e vështirë nga sa menduam, lojtarët që hynë në fushë bënë detyrën appeared first on Telesport.