Sulmuesi Bukayo Saka i ka siguruar tifozët e Arsenal se është në formë dhe po përgatitet maksimalisht për sezonin që sapo ka nisur. Ai shtoi se është në formë të mirë pas një periudhe të vështirë nga ana fizike.

Saka pësoi një problem në tendinin e Akilit në mars, gjë që pengoi përfundimin e sezonit të kaluar me Arsenal dhe më pas në Kupën e Botës me Anglinë. Në ndeshjen hapëse të Premier League, ai realizoi një gol në fitoren 3-0 ndaj Coventry.

Që nga Kupa e Botës kam bërë shumë punë dhe ndihem mirë. Ishte më shumë për të balancuar kohën time të lirë dhe për të mos pasur shumë pushim. Mora shtatë ditë pushim dhe pastaj fillova të stërvitem përsëri. U përpoqa të kthehesha në formë”, tha Saka.

Ndihesha shumë i uritur pas Kupës së Botës dhe përfundimit të sezonit dhe mezi prisja që sezoni të fillonte përsëri. Po stërvitesha shumë në mënyrë që të isha gati për fillimin dhe të ndihmoja ekipin në çdo mënyrë që mundesha

“, shtoi sulmuesi anglez.

I pyetur nëse tre golat janë shenjë e një Arsenal më sulmues, Saka u përgjigj: “Mendoj se është një fillim i shkëlqyer për ekipin. Luajtëm futboll të bukur dhe shënuam. Ndonjëherë është një goditje standarde, ndonjëherë është me aksion”.

The post Saka rikthehet te goli: Jam në formë dhe mezi e kam pritur sezonin e ri pas dëmtimit në mars appeared first on Telesport.