Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për televizionin izraelit Channel 14, Netanyahu tha se informacioni për këtë komplot ishte mbajtur i fshehtë për muaj të tërë.

“Ka diçka të pabesueshme. Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste”, deklaroi Netanyahu.

Ai tha se kërcënimi ndaj familjes së tij është një nga arsyet pse ajo vazhdon të ketë mbrojtje të posaçme.

“Pa këtë siguri, ata do të kenë sukses”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu gjithashtu bëri thirrje për përmbajtje gjatë fushatës zgjedhore dhe tha se kishte biseduar me kreun e Shin Bet, David Zini, për garantimin e mbrojtjes së përshtatshme për kandidatët për kryeministër.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa autoritetet izraelite përballen me kërcënime të vazhdueshme ndaj zyrtarëve dhe figurave publike.