“Nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse thellë-thellë, donim të fillonim me një fitore, por nëse nuk mund të fitojmë, të paktën duhet të shmangim humbjen”.
Kjo është deklarata e dhënë së fundi nga sulmuesi spanjoll Ferran Torres, që realizoi dy gola për PSG në debutimin e tij me kampionët e Francës. Dy golat e tij i dhanë mundësi PSG të barazojë 2-2 ndaj Rennes pas disavantazhit 0-2 në pjesën e parë.
“Mendoj se u përmirësuam me kalimin e ndeshjes dhe tani duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për t’u përgatitur për ndeshjen tjetër
“Gjithmonë duam të fitojmë çdo ndeshje. Dua të falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre. Ata janë lojtari ynë i 12-të dhe ne do t’ju japim shumë momente gëzimi”, tha Torres.
The post “Shpëtimtari” i PSG i zhgënjyer pas debutimit me PSG edhe pse shënoi dy gola appeared first on Telesport.
