Vazhdojnë largimet nga skuadra e Manchester City. Skuadra e Tottenham ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Omar Marmoush nga “qytetarët”.
Sulmuesi egjiptian është gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të përfundojë një transferim huazimi me një detyrim blerje prej 60 milionë eurosh verën e ardhshme.
Tarifa është e ndarë në një pagesë të garantuar prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë të tjera në bonuse.
Lojtari tjetër që po i largohet nga “citizens” është Nico Gonzalez, i cili po i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara transferimit të tij në Newcastle, duke qëndruar kështu në Premier League.
“Magpies” dhe Manchester City ranë dakord për një marrëveshje prej 50 milionë eurosh për të nënshkruar mesfushorin këtë mesjavë, me shpresën që të jetë në stol në sfidën e ardhshme.
Mesfushori u tha lamtumirë shokëve të ekipit të City mëngjesin e së martës përpara se të udhëtonte për në Newcastle me makinë.
The post Dy largime të tjera nga Manchester City, Marmoush dhe Nico Gonzales kryejnë vizitat mjekësore te skuadrat e reja appeared first on Telesport.
