Ditën e nesërme do të hidhet shorti për fazën e grupeve në Champions League dhe UEFA ka prezantuar një rregull të ri për këtë sezon. E njëjta ndeshje nuk mund të luhet tre vite me radhë në të njëjtën fushë dhe në këtë mënyrë nuk mund të shohim dot në fazën e grupeve një përballje të mundshme mes Liverpool-it dhe Real Madridit në “Anfield”.
Liverpool është përballur tashmë me Real Madridin në “Anfield” në fazën e grupeve në vitin 2025 (1-0, goli i Alexis Mac Allister), dhe në vitin 2024 (2-0, golat e Mac Allister dhe Cody Gapko).
Por nuk përjashtohet mundësia që të dy ekipet të përballen në këtë fazë me nga 8 ndeshje, vetëm nëse ndodh që shorti të përcaktojë që ndeshja do të luhet në Madrid.
The post UEFA me rregull të ri, ndalon përballjen mes Liverpool-it dhe Real Madridit në “Anfield” appeared first on Telesport.
