Manchester United ka zyrtarizuar së fundi mbërritjen e Carlos Baleba, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2031, me një mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër. Mesfushori kamerunas ndau emocionin e tij për transferimin në komentet e tij të para si lojtar i ri i “djajve të kuq”.
Baleba nuk e fshehu se sa shumë do të thotë për të të luash në Old Trafford: “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të bashkohem me klubin tim të ëndrrave. Të luash në Old Trafford është gjithmonë e veçantë, por të jem në gjendje ta bëj këtë si lojtar i Manchester United do të jetë një nder i vërtetë
Lojtari 22-vjeçar, më pas e ktheu vëmendjen te trajneri i tij i ri, Michael Carrick, duke theksuar përvojën dhe njohuritë e tij për futbollin. Baleba është gati të vihet në dispozicion: “Mezi pres të punoj me të. Ai është trajneri perfekt për të më ndihmuar të arrij nivelin më të lartë.”
The post “Manchester United është klubi im i ëndrrave, mezi po pres që të luaj në Old Trafford” appeared first on Telesport.
