Koha e rregullt mes Pafos dhe Dinamos është mbyllur në barazim 2-2. Blutë e drejtuar nga Ilir Daja gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një rrëmbimi fantastik të topit nga kundërshtari të Malomo dhe asistit të Silva Richard, ishte David Fadairo, i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Vendasit barazuan shpejt shifrat në minutën e 12-të, ku Ken Sema shënoi nga distanca. Topi përfundoi në rrjetën e Aldo Teqja, i ndikuar edhe nga një devijim. Dinamo pretendoi për faull ndaj Malomo gjatë aksionit, por për arbitrin ishte në rregull.
Pjesa e parë mbyllet 1-1. Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 78-të me Nikolas Ioannou, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë. Blutë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat 2-2 në minutën e 88-të me Silva Richards, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Koha e rregullt mbyllet 2-2. Duke qenë se edhe ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1, të dy ekipet shkojnë në shtesën prej 30 minutash. SHIKOGOLIN
The post Conference League: Një Dinamo spektakolare që nuk dorëzohet, ndeshja shkon në shtesë (video) appeared first on Telesport.
