Manchester City ka mundur 4-1 Crystal Palace në transfertë në javën e dytë të Premier League.
Ndëshja e luajtur në Selhust Park është zhbllokuar nga një gol i bukur me kokë i Erling Haaland, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë krosimin e Semenyo.
Në fillimin e pjesës së dytë, Qytetarët kanë dyfishuar avantazhin me Cherki, i cili ka shtangur portierin Henderson me një goditje të zgjuar brenda zonës së rreptësisë.
Dy minuta më mbrapa ka ardhur reagimi i Palace, që ka ngushtuar diferencat pas një autogoli të pafat të Donnarumma-s. Portieri italian, në fakt ka devijuar topin në rrjetë pas një goditje dënimi pothuajse perfekte të Pino-s.
Megjithatë, reagimi i City-t ka qenë pothuajse i menjhershëm, me Cherki që ka realizuar golin e tretë në të 59-ën me një goditje të bukur të devijuar nga mbrojtja.
Ka qenë Haaland që ka fiksuar shifrat në 4-1 në të 84-ën me një goditje të fuqishme brenda zonës së rreptësisë.
The post City fiton me “poker” ndaj Palace falë një super Cherki dhe super Haaland (Video) appeared first on Telesport.
