Pas zhgënjimit në finalen e Superkupës, skuadra e Manchester City duket se po rimerr gradualisht veten, duke korrur dy fitore në dy ndeshje të luajtura në Premier League. Dje, “qytetarët” fituan 4-1 në fushën e Crystal palace.

Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, tha: “Është një fushë e vështirë, e dinim këtë para ndeshjes. E patë që në minutat e para të ndeshjes. Por pastaj e kishim në kontroll. Intensiteti, dëshira e ekipit ka qenë shumë e mirë.”

“Cherki po na ndihmon. Do të na ndihmojë në të ardhmen. E dimë që është një lojtar cilësor: Ndaj Bournemouth me dy asiste, sot me dy gola. Por mendoj se Rayan ishte shumë i mirë pa top. Ai e kontrollonte ëharton dhe punoi shumë“, tha Maresca

Në fund, italiani foli për Phil Foden, i rikthyer në formacion këtë sezon pas dy vitesh të vështira me Guardiola. Duket se Maresca i beson dhe ai ia shpërbleu dje në fushë: “Ai po përshtatet pak në krah. E dimë që nuk është sulmues krahu”.

“Por po përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Në 10 ose 15 minutat e fundit kur ishte brenda, mund të shihje se po e shijonte më shumë. Por qëndrimi i tij ishte shumë i mirë dhe kjo është ajo që na duhet”, tha Maresca.

The post Maresca: Reagimi i ekipit pas finales së humbur është fantastik, Cherki po na ndihmon shumnë appeared first on Telesport.