Gabriel Jesus do të largohet nga Arsenal dhe do të transferohet te Barcelona. Sulmuesi brazilian po bën realitet ëndrrën e tij të madhe për të luajtur në La Liga.
Në vitin 2022, kur vendosi të largohej nga Manchester City, Gabriel Jesus ishte shumë pranë transferimit te Real Madrid. Carlo Ancelotti e pëlqente shumë sulmuesin braizlian dhe dha “ok” për transferimin e tij.
Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi pasi Real Madrid kishte përdorur të gjitha vendet e rezervuara për lojtarët jashtë Bashkimit Evropian. Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eder Militao mbushën ato tre vende jo-evropiane dhe të tre ishin ende duke pritur për pasaportat spanjolle. Kjo nuk la vend për të regjistruar Gabriel Jesus, i cili në fund vendosi të transferohej tek Arsenal.
Një transferim që dikur u anulua nga një pasaportë te Real Madridi, tani duket se do të kryhet zyrtarisht, vetëm se me destinacion tjetër, Barcelonën.
The post Sot te Barcelona, por dikur ishte shumë pranë Real Madridit. Transferimi dështoi për shkak të… pasaportës appeared first on Telesport.
