Pavarësisht se pritej të ishte pjesë e ekipit të parë të Bayern Munich për këtë sezon, Arijon Ibrahimovic do të huazohet tek Augsburg. Klubi tjetër i Bundesligës do të paguajë 500,000 euro për tarifën e huazimit dhe mund ta blejë përfundimisht në fund të sezonit për shifrën e 8 milionë eurove.
Në anën tjetër, Bayern ruan një përqindje të konsiderueshme për shitjen e tij në të ardhmen si dhe ka të drejtën e riblerjes. Ibrahimovic ishte planifikuar si zëvendësuesi i mundshëm i Luis Diaz, por mesa duket 20-vjeçari nuk ka bindur përfundimisht stafin drejtues dhe trajnerin Vincent Kompany.
Tek Augsburg, do të ketë mundësinë të jetë protagonist, sidomos nëse largohet Alexis Claude-Maurice, rivali i tij kryesor për një vend titullari.
The post Ishte planifikuar si zëvendësuesi i Luis Diaz, Bayern e sistemon diku tjetër në Bundesligë appeared first on Telesport.
