Detyra e parë e madhore e Dario Baccin, drejtorit të ri sportiv të Interit, është zgjidhja e 11 kontratave të cilat skadojnë në fund të qershorit të ardhshëm dhe atij pasardhës.
Sigurisht që Baccin nuk do të jetë i vetëm, pasi do të mbështetet edhe nga presidenti Beppe Marotta, por kjo do të jetë sfida e parë e madhe e drejtorit të ri sportiv të klubit zikaltër.
Në skuadrën e Interit për sezonin 2026-27, katër lojtarëve u skadon kontrata më 30 qershor 2027, ndërsa shtatë të tjerëve iu skadojnë kontratat një vit më pas, qershor 2028.
Grupi i parë është qartësisht prioriteti dhe këto situata duhet të zgjidhen shpejt, por edhe rastet e vitit 2028 kanë nevojë për vëmendje duke filluar nga tani.
Në qershor të vitit 2027, skadojnë kontratat e Raffaele Di Gennaro (portieri i tretë), Federico Dimarco, Hakan Calhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan. Nga këto katër kontrata, ajo më urgjentja që duhet zgjidhur është ajo e Dimarco.
The post Sfida e parë e Baccin si drejtori i ri sportiv i Interit, 11 kontrata për t’u zgjidhur. 4 raste janë urgjente appeared first on Telesport.
