Pas humbjes me Comon, Napoli nuk ka më hapësirë për gabime. Të shtunën, ndaj Interit, Hojlund dhe shokët e tij duhet të marrin rezultat që kampionët e Italisë të mos shkëputen në garën për titull. Allegri kërkon qetësi: “E kuptoj që këtu jetohet mes ekzaltimit dhe depresionit, por jemi vetëm në javën e tretë.

Na vjen keq për humbjen me Comon, por duhet të mbretërojë ekuilibri. Tani duhet të përmirësojmë aspektin fizik. Tani na pret një ndeshje e bukur, përballja direkte mes vendit të parë dhe të dytit të sezonit të kaluar, ku do të duhet të luajmë mirë teknikisht. Shkojmë me besim dhe më pas do të mendojmë për Arsenalin”.

Për McTominay dhe Giovane, të dëmtuar: “Bëmë mirë që e ndaluam Scott tani. Pas pushimit do të kemi 9 ndeshje të rëndësishme. Tani do të humbasë vetëm 4”. Për Vergara: “Hyri mirë ndaj Genoas, por ngadalë me përgjegjësitë për një djalë që, besoj, ka vetëm 12 ndeshje me Napolin”.

Për Interin: “Besoj se është favorit për titullin. Duhet të shmangim golat që mund të evitohen”. Për De Bruyne: “Jam i kënaqur me të, po rritet fizikisht”.

The post Allegri: Te Napoli jetohet mes ekzaltimit dhe depresionit, Interi është favorit appeared first on Telesport.