Pritej të ishte një përballje interesante dhe me gola, por Schalke 04-Bayern Munich është mbyllur 0-0. Në sfidën e luajtur në “Gelsenkirchen”, mungoi goli, rastet e pastra dhe sigurisht spektakli që pritej.

Një ndeshje disi e mërzitshme dhe jo nën ritmin e zakonshëm me të cilin jemi mësuar të shohim Bayern. Edhe pse ekipi bavarez i drejtuar nga Vincent Kompany dominoi lojën dhe zotërimin e topit, nuk arriti dot të gjejë golin.

Rezultati final 0-0. Bayern Munich renditet në vendin e katërt me 4 pikë, ndërsa Schalke 04 i gëzohet pikës së parë për këtë sezon të ri.

 

The post Bayern i “mërzitshëm” ndaj Schalke 04, mungon goli në mitikun “Gelsenkirchen” appeared first on Telesport.