Aksident i rëndë në Rostushë, lëndohet rëndë një motoçiklist nga Shkupi

Një motoçiklist 42-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rostushë, në rrugën rajonale Udhëkryqi i Mavrovës–Dibër.

Sipas buletinit policor, më 6 shtator 2026, rreth orës 10:00, në DPB Gostivar është raportuar se M.P. (42) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë të markës “Ducati”, me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 42-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Shtëpinë Shëndetësore në Rostushë.

Në vendin e ngjarjes, këqyrjen e ka kryer ekipi hetimor i DPB Gostivar.