Inter e nisi me humbje rrugëtimin në fazën e grupeve në Champions League, pasi u mund 2-1 nga Real Madrid mbrëmë në “Santiago Bernabeu”. Përveç dy gafave të bëra nga vetë zikaltrit që i dhuruan fitoren madrilenëve, një detaj që ra në sytë e të gjithëve ishte se në fanellën e Interit nuk kishte asnjë sponsor.
Por pse ndodhi kjo gjë? Interi është detyruar të prodhojë një fanellë pa sponsorin Betsson.sport, i cili shfaqet në uniformat e tyre në kampionat, për shkak të rregulloreve që janë aktualisht në fuqi në Spanjë mbi reklamat e lidhura me bastet dhe lojërat e fatit. Turqia po ashtu zbaton të njëjtin rregull dhe nuk lejon operatorët e paautorizuar në vend të promovojnë reklamat e tyre.
Ndaj, të njëjtin fat si Inter do të ketë edhe Roma kur të përballet nesër me Fenerbahce në Stamboll. Po ashtu, Inter do duhet të zbresë në fushë pa sponsorin e saj kryesor në fanellë edhe kur të përballet në Holandë, ndaj Feyenoord.
The post Zbulohet arsyeja pse Inter luajti ndaj Real Madridit pa asnjë sponsor në fanellë appeared first on Telesport.
