Përveç transferimeve të lojtarëve me emër dhe tashmë të sprovuar, Chelsea është po ashtu e vëmendshme për talentet e reja. Objektivi i radhës i klubit londinez është Tornike Kvaratskhelia, vëllai i yllit të PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia.

16-vjeçari i cili luan si sulmues i majtë te Dinamo Tbilisi, ka ngjallur interesin e disaa klubeve të mëdha. Së fundmi, ai ka qenë për një provë edhe te Bayern Munich. Pikërisht për këtë arsye, Chelsea kërkon të sigurojë sa më shpejtë shërbimet e yllit të ri gjeorgjian dhe ideja e “Bluve” është të sigurojnë kartonin e tij gjatë merkatos së janarit dhe më pas ai mund të qëndrojë diku tjetër i huazuar, për të fituar përvojën e duhur.

Përveç Chelsea-s, për më të vogëlin nga dy vëllezërit Kvaratskhelia ka edhe interes nga klubet e tjera të mëdha të Anglisë, si Tottenham, Man. City apo Lioverpool. Sipas të gjitha gjasave, destinacioni i ri i Tornike Kvaratskhelia, duket se do të jetë Premier League.

The post Vëllai i Khvicha Kvaratskhelia drejt hapit të madh në karrierë. Klubi londinez “prenoton” yllin e ri gjeorgjian appeared first on Telesport.