Fitimi i “tripletës” është objektivi i çdo sezoni për Bayern Munich, që sot do të debutojë në Champions League ndaj Bodo-Glimt. Trajneri Vincent Kompany beson se është thelbësore që gjigantët gjermanë të mbështeten te konkurrenca e brendshme për një vend në formacion, në mënyrë që të krijohet një “përqendrim shtesë”.
“Është e rëndësishme të kemi sa më shumë lojtarë në gjendje të mirë fizike. U heqim kapelën departamenteve tona mjekësore dhe atyre të përgatitjes fizike. Gjithmonë kam preferuar të kem më shumë lojtarë në dispozicion sesa më pak. Edhe kur isha lojtar, gjithmonë kishte dy kandidatë që konkurronin për çdo pozicion”, tha Kompany.
Më tej, trajneri belg tha: “Kur ka shumë konkurrencë, duhet të performosh gjithmonë në nivele të larta; kjo të mban gjithmonë vigjilent. Nëse më pas punohet së bashku dhe ka përmirësim të vazhdueshëm, situata bëhet shumë interesante. Ne presim shumë nga djemtë dhe ky përqendrim shtesë ndihmon në këtë drejtim.”
Te Bayern ka ende pozicione ku mungon konkurrenca për shkak të mungesës së alternativave. Për shembull, Luis Díaz dhe Harry Kane nuk kanë zëvendësues natyralë, ndaj konkurrenca për këtë dyshe praktikisht nuk ekziston, një çështje për të cilën Kompany do të insistojë te drejtuesit e klubit para hapjes së merkatos së janarit.
The post Kompany: Dy kandidatë për çdo pozicion, konkurrenca e brendshme do ta bëjë Bayern më të fortë appeared first on Telesport.
