Dy sfidat e para për sot në Champions League kanë përfunduar të dyja në barazim. Në Stamboll, Fenerbahce dhe Roma u ndanë në barazim 1-1. Klubi turk kishte 18 vjet që mungonte në fazën e grupeve, Roma 7 vite.

Rasti i parë i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 21-të, ku Paulo Dybala ishte i vetëm përballë Ederson, por nuk arriti dot të ndëshkonte portierin brazilian, i cili bëri një super pritje.

Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Roma kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Bryan Cristante me një goditje fantastike me të djathtën jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Donyell Malen. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për verdhekuqtë. SHIKOGOLIN

Pjesa e dytë nis më mirë për Fenerbahce që gjen golin e barazimit në minutën e 47-të me Archie Brown, pas asistit të Mason Greenwood. SHIKOGOLIN

Në minutën e 67-të, Matias Soule i afrohet golit të dytë për Romën, por goditja e argjentinasit shkon pak mbi traversë.

Një minutë më pas, ka një kontakt në zonë mes Kerem Akturkoglu dhe Paulo Dybala. Arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por ndryshon mendje pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pamjet në ekran. Në minutën e 86-të, Fenerbahce ishte e pafat. Goditja e tij me kokë ndalet nga traversa. Rezultati final, 1-1.

I njëjti rezultat edhe në “Philipps Stadium”, mes PSV-së dhe Shakhtar Donetsk. Pothuajse e gjithë pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret. Sfida u zhbllokua në minutën shtesë, ku ukrainasit gjetën golin me Gleiker Mendoza. Holandezët barazojnë shifrat në fillim të pjesës së dytë me Sergino Dest, i cili shënon me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e 51-të, PSV i afrohet golit të dytë me Ruben van Bommel, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

SHIKOGOLAT

The post Champions League: Fenerbahce dhe Roma rikthehen me X. “Paqe” edhe në Eindhoven (video) appeared first on Telesport.