Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, në konferencën për shtyp pas fitores 4-0 ndaj Sabah, në sfidën e parë të Champions League për këtë sezon, tha se 3 pikët ishin rezultati i vetëm që ata synonin në këtë debutim.

Mendoj se arritëm atë që synonim: një paraqitje të mirë, si në nivel individual ashtu edhe kolektiv gjatë gjithë ndeshjes. Si nga lojtarët që e nisën takimin ashtu dhe ata që hynë si zëvendësues”, deklaroi trajneri anglez i ‘djajve të kuq’.

Më tej, Carrick tha: “E mbajtëm portën të paprekur, shënuam gola dhe luajtëm futboll emocionues. Një mbrëmje e shkëlqyer në çdo aspekt.Si ekip, kemi bërë shumë gjëra siç duhet dhe kjo është arsyeja pse jemi entuziastë për atë që do të sjellë sezoni”.

“Për mua, kjo fitore është vërtet inkurajuese. Për sa u përket rezultateve, nuk ka qenë fillimi që dëshironim në kampionat. Por, për sa i përket lojës, kemi treguar shumë nga ato gjëra që kërkojmë”, komentoi trajneri i Manchester United.

The post Carrick: Fitorja në Champions është inkurajuese, duhet të na motivojë për kampionatin appeared first on Telesport.