Aksion i madh i MPB-së në rreth 20 lokacione, dyshime për falsifikim të patentë-shoferëve

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme po zhvillon një aksion të koordinuar policor, në kuadër të të cilit po kryhen bastisje në rreth 20 lokacione,.

Sipas informacioneve të publikuara, aksioni lidhet me dyshimet për dhënie të kundërligjshme dhe falsifikim të patentë-shoferëve të kategorive C dhe D.

Aktivitetet policore po zhvillohen në disa lokacione, ndërsa qëllimi është zbardhja e rasteve dhe sigurimi i provave materiale që mund të përdoren në procedurën e mëtejshme.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse gjatë aksionit janë arrestuar ose ndaluar persona. Gjithashtu, nuk dihet numri i saktë i bastisjeve dheve as shtrirja e plotë e hetimit.

Aksioni është ende në zhvillim. Informacione zyrtare nga institucionet pritet të publikohen pas përfundimit të tij.