Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, kërkon që skuadra e tij të mos ‘flejë mbi dafina’ pas një nisje të shkëlqyer të sezonit, ku ende nuk ka pësuar asnjë humbje. Londinezët fituan ndaj Napoli jashtë fushe këtë mesjavë në Champions League.

Ndërkohë që në fundjavë do të luajnë ndaj Sunderland në Premier League. “Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës. E kemi përjetuar sezonin e kaluar se sa e vështirë do të jetë ndeshja e radhës. Do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme”.

“E kemi përgatitur ndeshjen dhe sot do t’i japim dorën e fundit përgatitjeve. E dimë rëndësinë e saj dhe duam të garojmë siç bëjmë gjithmonë: të jemi më të mirë se kundërshtari dhe ta fitojmë ndeshjen”, shtoi Arteta.

“Vitin e kaluar humbëm pikë atje dhe pikërisht në minutën e fundit. Kemi përjetuar dhe kemi mësuar shumë nga ajo ndeshje. Nesër do të diskutojmë për shumë gjëra që duhet t’i kemi parasysh“, shtoi Mikel Arteta.

Ai, më pas lavdëroi Kai Havertz, njeriun e fitores ndaj Napoli: “Pozicioni i tij më i mirë varet nga ajo që kërkon ndeshja dhe nga ajo që kërkon skuadra në atë ditë të caktuar. Qëllimi është të jemi sa më efikasë dhe sa më të paparashikueshëm”.

“Kai është jashtëzakonisht inteligjent. Kjo është pika e tij më e fortë: ai është pesë deri në dhjetë sekonda para rrjedhës së lojës. Ai e di se çfarë po ndodh, nuk ka nevojë të flasë për këtë; ai thjesht vepron. Dhe ai i bën më të mirë njerëzit përreth tij”, shtoi Arteta.

Përveç kësaj, ai po shënon gola dhe po krijon raste. Ajo që po ofron ai është e jashtëzakonshme dhe për momentin ndodhet në një gjendje të shkëlqyer emocionale”, tha trajneri i Arsenal.

The post Arteta: Nuk duhet të kalojmë në vetkënaqësi, vjet ndaj Sunderland lamë pikë në fund appeared first on Telesport.