Derbi mes Partizanit dhe Dinamos, i vlefshëm për javën e katërt në Abissnet Superiore, është mbyllur 2-4 për “Blutë”, i luajtur në stadiumin e Vorës. Sfida u zhbllokua që në minutën e 11-të, ku Dinamo gjeti golin e para pas një kunderuslmi të shpejtë. Malomo pason për Herkuran Berishën, i cili duke përfituar edhe nga një gafë e Paulo Buxhelaj, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Pano Qirko. SHIKOGOLIN
Në minutën e 13-të, vjen kundërpërgjigjja e të kuqve, ku Altin Aliu shënoi golin e tretë rresht me fanellën e të kuqve, pas asistit të Arafat Doumbia. SHIKOGOLIN
Në minutën e 30-të, Erion Hoxhallari shënon golin e dytë për Dinamon. Mesfushori shënoi me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit dhe u la totalisht i lirë pa u markuar nga mbrojtja e Partizanit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 32-të, Silva Richards shënoi golin e tretë për Dinamon pas asistit të Malomo. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Dinamon. Pjesa e dytë nis mirë për Partizanin që ngushton shifrat me golin mjaft të bukur të Fadairo në minutën e 48-të, i cili shënoi me një goditje të shkëlqyer nga një kënd shumë i vështirë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 54-të, traversa i mohon golin Bintsouka, që do të sillte barazimin 3-3. Në minutën e 74-të, Albers Keko do të gjente golin për Partizanin, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 77-të, Eridon Qardaku vulos fitoren e Dinamos, me një supergol nga distanca. SHIKOGOLIN
Dinamo fiton 2-4 dhe merr një fitore shumë të rëndësishme dhe shkon në kuotën e 9 pikëve. Partizani mbetet me 6 pikë.
The post Dinamo me super fitore ndaj Partizanit, spektakël në derbin e kryeqytetit. Në fund festojnë “Blutë” (video) appeared first on Telesport.
