Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së tretë në Bundesligë. Dortmund ka marrë fitoren e tretë rresht, pasi mposht sot 3-0 Paderbon. Sfida në “Signal Iduna Park” u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një kundëruslmi të shpejtë dhe asistit të Serhou Guirassy, ishte Fabio Silva që gjeti golin.
Në pjesën e parë, Serhou Guirassy shënoi dy herë për Borussia Dortmund, por golat u anulluan për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për verdhezinjtë.
Në minutën e 80-të, Felix Nmecha siguroi fitoren e Dortmundit, duke shënuar golin e dytë, pas një kombinimi fantastik me Max Beier. Në minutën e 89-të, Nmecha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmund, pas asistit të Marcel Sabitzer.
Në sfidat e tjera, po ashtu fituan ekipet vendase. Freiburg mposhti 5-0 Borussia Monchengladbach, duke marrë fitoren e tretë rresht këtë fillim sezoni. Hoffenheim mposhti 2-1 Stuttgart. Augsburg-Leverkusen u ndanë në barazim 2-2. “Aspirinat” shpëtuan nga humbja, falë golit të Patrick Schick në minutën e 89-të.
Eintracht Frankfurt mori një super fitore në transfertë 1-3 ndaj Mainz.
The post Dortmund bën më së miri detyrën, Leverkusen shpëton nga humbja në fund (video) appeared first on Telesport.
