Pas humbjes ndaj Betis në javën e kaluar, Real Madrid ka reaguar direkt dhe është duke fituar 3-0 ndaj Rayo Vallecano, në sfidën e javës së pestë në La Liga, e cila luhet në “Santiago Bernabeu”.

Dy protagonistët kryesor të minutave të para ishin Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras. Në minutën e 14-të, mbrojtësi i majtë pengohet në zonë, arbitri jep penallti për Real Madrid.

Godet Kylian Mbappe, topi në njërën anë përfundon në rrjetë, portieri në anën tjetër. Në minutën e 17-të, Carreras gjen vetë golin këtë herë, pas një kombinimi të bukur me Mbappe.

Në minutën e 35-të, Real Madrid gjen golin e tretë me Jude Bellingham. Anglez shënon me një goditje me të djathtën brenda zonës, pas asistit fantastik të Vinicius Junior.

Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Real Madrid. Në stol për Rayo Vallecano janë edhe dy mbrojtësit e Shqipërisë, Ivan Balliu dhe Marash Kumbulla.

SHIKOGOLAT

The post Real Madrid mbyll llogaritë që në pjesën e parë ndaj Vallecano. Dy mbrojtësit e Shqipërisë në stol (video) appeared first on Telesport.