Barcelona ka bërë detyrën ndaj Levante, duke fituar 2-4 në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në La Liga. Barcelonës i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta lojë për të gjetur avantazhin.

Ishte Xavi Espart që gjeti golin, me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ky është goli i parë për 19-vjeçarin me fanellën e Barcelonës në La Liga, i cili gëzon besimin e plotë të Hansi Flick.

Xavi Espart është mbrojtësi i dytë më i ri që shënon për Barcelonën në LaLiga në shekullin e 21-të, 19-vjeç e 115 ditë. Vetëm Pau Cubarsi ka shënuar në moshë më të re si mbrojtës i Barçës në La Liga gjatë këtij shekulli.

Në minutën e 19-të ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur golin, pas asistit të Raphinha. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Barcelonën. Barcelona e nis me gol edhe në pjesën e dytë, ku Lamine Yamal shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për katalanasit, në minutën e 48-të, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai.

Në minutën e 78-të, Levante do të shënonte golin e parë me Iván Romero, pas një gabimi të Xavi Espart, me topin e kthyer mbrapsht. Në minutën e 88-të, Levante rihap takimin duke gjetur golin e dytë me Roger Brugue, i cili pasi shmangu mbrojtjen katalanase, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia. Në minutën e tretë shtesë ishte Karim Adeyemi që shënon për Barcelonën dhe vulos fitoren 2-4.

Barcelona kryeson renditjen në La Liga me 15 pikë të plota në pesë javët e para. Lamine Yamal me një tjetër perfomancë fantastike, që dot a ndihmojë shumë në garën për “Topin e Artë”.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona bën detyrën ndaj Levante, por rrezikon shumë në fund (video) appeared first on Telesport.