Giuliana Vigile, 23-vjeçare, asistente arbitre e seksionit AIA të Çezenës, e promovuar këtë sezon në Serie D, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj mënyrës se si po trajtohet në media dhe rrjete sociale.

“Distancohem thellësisht nga mënyra se si disa media dhe përdorues po tregojnë këto ditë personin tim dhe aktivitetin tim sportiv. Jam një vajzë që merret me sport dhe ka zgjedhur të ndërtojë rrugëtimin e saj në futboll e arbitrim. Jam krenare për punën, sakrificat, stërvitjet dhe rrugëtimin tim në fushë. Dua të kujtoj se kam 10 vite që merrem me këtë sport”.

Vigile thekson se një fotografi me bikini nuk duhet të zbehë 10 vite stërvitje, ndeshje, përgatitje dhe profesionalizëm: “Mund të jem asistente arbitre, atlete, studente dhe një grua që pëlqen të ndihet femërore. Këto gjëra mund të bashkëjetojnë. Një fotografi me bikini nuk i fshin 10 vitet e sportit”.

Në fund, ajo apelon: “Gratë në sport duhet thjesht të respektohen. Trupi im nuk është ftesë. Feminiteti im nuk është ftesë. Një fotografi nuk është ‘like’. Flisni për gratë për atë që bëjnë, jo vetëm për mënyrën si duken. Këtë mentalitet duhet ta ndryshojmë”.

The post Arbitrja italiane: Dua respekt për 10 vite sport, një fotografi me bikini nuk duhet të zbehë gjithçka appeared first on Telesport.