Menaxheri i boksierit Tyson Fury, Spencer Brown, ka konfirmuar se është 100% e sigurt se dueli me Anthony Joshua do të zhvillohet këtë vit. Madje Kardifi (Skoci) po shfaqet si një mundësi për zhvillimin e kësaj sfide të madhe mes dy boksierëve britanikë.

Kjo përballje e madhe britanike, e shumëpritur, ka ngecur në negociata gjatë muajve të fundit për shkak të një mosmarrëveshjeje të dukshme mbi vendin e zhvillimit të eventit. Ekipi i Joshua ka këmbëngulur që ai të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që edhe Nju Jorku ishte si një mundësi.

Spencer Broën është i bindur se dueli do të zhvillohet pikërisht në vendlindje, ndoshta në muajin dhjetor. “Po i afrohemi gjithnjë e më shumë dhe duket se mund të jetë ai spektakël i madh i boksit britanik që të gjithë shpresonim të shihnim në Britani,” tha Brown për “Sky Sports”.

Po shqyrtohen ende tri vendndodhje, ku Kardifi dhe Wembley mbeten në garë. Situata duket premtuese; Tyson ka qenë dakord të ndeshet me AJ-n që në fillim dhe është i gatshëm të përballet me të kudo”, tha menaxheri i Fury.

“Në lojë janë si nëntori ashtu edhe dhjetori, por ne e preferojmë dhjetorin si opsion. Njerëzit do të jenë duke mbyllur punët para festave dhe do të ishte festa më e mirë e Krishtlindjeve në botë. Jam 100% i sigurt se dueli do të zhvillohet”, tha ai.

Më tej, Brown tha: “Negociatat vazhdojnë; Eddie Hearn dhe Frank Warren janë dakord, por unë kam besim të plotë se do t’ia dalim mbanë. Sigurisht, fjala e fundit u takon Turki Al-Sheikh-ut, Netflix-it dhe SELA-s, por jemi në rrugën e duhur për ta realizuar.”

The post Menaxheri i Fury konfirmon: Dueli me Joshua 100% i sigurt, ja detajet e fundit të marrëveshjes appeared first on Telesport.