Elliot Anderson, mesfushori që këtë verë u transferua te Manchester City, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e deritanishme të skuadrës së tij në Premier League. Me 4 fitore në po kaq ndeshje të luajtura, “qytetarët” udhëheqin renditjen bashkë me Arsenal.

E kemi nisur mirë kampionatin, por edhe Champions League, duke reaguar pas asaj humbje në Community Shield. Kjo është ajo që e bën City një ekip të madh. Nuk ka qenë e lehtë për asnjërin nga ne, por gradualisht po fitojmë besim te vetja”, deklaroi Anderson.

Duke folur për fitoren në derbi ndaj United, ai shtoi: “Foden ishte i mërzitur që nuk e luajti ndeshjen e plotë, por më pas ishte plot entuziazëm në dhomën e zhveshjes, ashtu siç ishim të gjithë ne. Kjo e bëri ndeshjen shumë më të vështirë, por ne u bashkuam dhe kjo tregoi shpirt luftarak dhe lidership nga ana e djemve”.

The post Anderson: E kemi nisur mbarë sezonin, fitorja në derbi na jep më shumë besim appeared first on Telesport.