Situata me mesfushorin turk Hakan Calhanoglu nuk duket shumë e mirë. Lojtari priste të zbriste në fushë kundër Udinese të hënën në kampionat, si zakonisht, për të drejtuar lojën në mesfushë. Në fund, mesfushori turk nuk u përfshi as në stol dje.

Sot ai iu nënshtrua analizave për një diagnozë më të detajuar të problemit, i cili deri më tani është klasifikuar si lodhje e muskujve aduktorë. Nuk ka vend për alarm, pasi vendimi për ta lënë jashtë formacionit u mor për masa paraprake.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së shtunës kundër Roma është vendosur, ai nuk do të luajë. Kjo është pengesa e parë reale pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, gjatë të cilit “Calha” shënoi gola si ndaj Monza ashtu edhe ndaj Cagliari.

Hakan Çalhanoglu iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tërheqje muskulore në muskulin aduktor të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim,” njoftoi klubi zikaltër.

Vendimi për të minimizuar rreziqet lidhur me Hakan duhet parë në kontekstin e një kalendari të ngjeshur dhe problemeve të kaluara me dëmtimet: në më pak se dy vjet, lojtari turk ka humbur plot 28 ndeshje për shkak të dëmtimeve.

Natyrisht, ky bilanc do të merret parasysh në çdo diskutim për zgjatjen e kontratës, marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor. Diskutimet pritet të zhvillohen përgjatë sezonit që sapo ka nisur.

Drejtori sportiv Dario Baccin, tha: “Kemi nisur disa bisedime, diskutime të qeta dhe pozitive. Do t’i thellojmë ato në ditët dhe muajt në vijim; duam t’i trajtojmë gjërat me durim dhe të gjithë janë të lumtur që janë pjesë e një klubi të madh.”

The post Dëmtimi i Calhanoglu krijon panik tek Inter, humbet ndeshjen ndaj Roma dhe ndikon te kontrata e re appeared first on Telesport.