Bologna e ka nisur shumë keq këtë sezon, duke marrë vetëm një pikë në katër javët e para. Në këtë situatë, drejtuesit e Bologna po mendojnë për shkarkimin e Domenico Tedesco dhe emërimin e një trajneri të ri.

Në listë janë dy emra të njohur, Stefano Pioli dhe Thiago Motta. Të dy e kanë e drejtuar më parë Bologna-n gjatë karrierës së tyre si trajner dhe ky do të ishte një rikthim.

Pioli është i lirë që pas shkarkimit nga stoli i Fiorentinës në fillim të sezonit të kaluar. Motta është “pushim” që nga marsi i vitit 2025, kur u shkarkua nga Juventus.

Ndeshja e radhës për Bologna do të jetë në shtëpi ndaj Torino. Në rast se nuk arrihet rezultat pozitiv as në këtë takim, shkarkimi i Tedesco është i sigurt.

The post Klubi i Serie A e ka nisur shumë keq sezonin dhe po kërkon një trajner të ri, në garë Pioli dhe Motta appeared first on Telesport.