Në një intervistë për Mundo Deportivo, ndër të tjera, Rodri ka komentuar disa nga bashkëlojtarët e tij te Barcelona dhe ka zbuluar lojtarin që e ka habitur më shumë, gjithmonë për mirë.

“Raphinha më habiti jashtëzakonisht shumë. Nuk më habiti sepse nuk e dija se çfarë lojtari është, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe gjendja në të cilën ndodhet është fantastike.

Mosha e tij është e njëjtë me timen, e megjithatë duket sikur ka një kapacitet fizik… Është e vërtetë që kemi karakteristika të ndryshme, kjo është e qartë, por kushdo mund të mendonte se ai është 24 ose 25 vjeç; jo, ai është 30 vjeç si unë dhe megjithatë zotëron një kapacitet të jashtëzakonshëm fizik”, tha Raphinha.

I pyetur nëse do të donte të luante me Julian Alvarez te Barcelona, përgjigjja e spanjollit ishte “sigurisht që po”. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Patjetër që do ta merrja. Kam pasur fatin të luaj me të për dy vjet dhe e konsideroj një lojtar të jashtëzakonshëm”, shtoi Rodri.

The post Rodri zbulon lojtarin që e ka habitur më shumë te Barcelona dhe ish-shokun që do ta donte në skuadër appeared first on Telesport.