Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon të ri në Premier League, ku numëron vetëm 4 pikë në 4 javët e para, një fitore, një barazim dhe dy humbje. E fundit në derbin ndaj Manchester City.

Nëse situata vazhdon ende kështu, Manchester United do të ndajë rrugët me trajnerin Michael Carrick. Corriere della Sera zbulon se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë piketuar Antonio Conte-n si kandidatin kryesor, në rast shkarkimi të Carrick.

Conte është i papunë që pas largimit me konsensus në fund të sezonit të shkuar nga drejtimi i Napolit. Ai u përfol shumë gjatë këtyre muajve për të marrë drejtimin e Italisë, por në fund u përzgjodh Roberto Mancini.

Për Conte-n do të ishte një rikthim në Premier League, pasi më parë ka drejtuar Chelsea-n, ku fitoi edhe titullin kampion, edhe Tottenham.

The post Carrick në fije te perit, Man. United hedh sytë nga një italian për stolin appeared first on Telesport.