Kylian Mbappé sqaroi çështjen e fanellës në mbështetje të popullsisë së Ceuta, enklavës spanjolle në Marok, e përfshirë në debatin publik për shkak të krizës së fundit migratore. Mbappé, Vinicius dhe Konaté dolën në fushë në ndeshjen e fundit të Real Madridit, duke mbuluar pjesërisht mesazhin në mbështetje të banorëve të Ceuta.

Zgjedhja shkaktoi polemika në Spanjë dhe Mbappé shpjegoi: “Nuk e vesha të plotë fanellën, por së pari dua të shpreh mbështetjen time të plotë për Ceuta dhe viktimat e saj”.

Ai shtoi: “Para se të jem futbollist, jam njeri. Me atë gjest doja të tregoja mbështetje për të gjithë emigrantët që kanë humbur jetën ose jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Nuk ishte një vendim i thjeshtë. Të gjithë menduan se isha kundër Ceuta, por nuk është kështu. Doja vetëm të mendoja për të gjithë ata që po vuajnë. Jam futbollist, por nuk jam më superior se askush. Më trishton të shoh kaq shumë vuajtje në botë. Dërgoj një mesazh paqeje dhe pozitiviteti dhe shpresoj që kjo krizë të zgjidhet shpejt”.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, e kritikoi veprimin: “Është gabim. Të refuzosh ta veshësh fanellën e plotë është njësoj sikur të mos e veshësh. Bëhet fjalë për veprime institucionale, jo individuale ku mund të shprehësh opinionin tënd”.

 

The post Mbappé dhe “tërmeti” që shkaktoi fanella e tij pro Ceuta: E mbajta të palosur sepse… appeared first on Telesport.