Juventusi kërkon të reagojë menjëherë pas humbjes së rëndë ndaj Sassuolos. Para debutimit në shtëpi në “Europa League” kundër NEC, Luciano Spalletti analizoi gabimet: “Jemi të vetëdijshëm se ka gjëra për t’u përmirësuar. I kemi analizuar thellë, duke përcaktuar ato që duhen korrigjuar.
Duhet të jemi më kompaktë për t’iu hequr kundërshtarëve linjat e pasimit dhe të kuptojmë kur duhet t’u hidhemi përpara. Në fund, gjithçka lidhet me mënyrën si e interpreton situatën. Ritmi mendor bën diferencën. Duhet të mbajmë një ritëm të caktuar për të mbërritur të parët dhe për t’i anticipuar kundërshtarët”.
Për Koopmeiners: “Është lojtar i rëndësishëm për ne. Presim prej tij të tregojë nivelin e lartë që ka. Gjatë ndeshjes duhen marrë vendime individuale dhe ai duhet të tregojë çfarë di të bëjë, sepse është një futbollist i nivelit ndërkombëtar”. Për presionin: “Ta pranosh presionin është ilaçi për të mësuar të jetosh me të. E ndien presionin kur harron kush je. Nëse dëgjon gjithçka që thuhet, humbet identitetin”.
Për zërat rreth Contes: “Nëse përmendet emri i tij, duhet ta pranojmë. Disa zëra nuk më habisin, sidomos kur urgjenca jonë është të fitojmë ndeshjen e radhës dhe të tregojmë se jemi Juventusi”. Për kritikat: “Energjitë duhet t’i përdorim për të përmirësuar veten, jo për t’iu ndryshuar idetë të tjerëve”.
Për NEC: “Është skuadër që luan futboll ofensiv dhe ushtron presion të vazhdueshëm. Duhet të jemi gati për çdo iniciativë të tyre, që mbrëmja të mos bëhet e sikletshme”.
The post Spalletti: E dimë çfarë duhet të përmirësojmë. Conte si “hije” mbi të? Disa zëra nuk më habisin appeared first on Telesport.
