Jennifer Lopez, 57 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u largua nga një palestër në Santa Monica, Kaliforni, duke ekspozuar linjat e saj në një veshje sportive të ngushtë.

Këngëtarja kishte veshur një bodysuit ngjyrë kafe çokollatë me dekolte të hapur, të kombinuar me atlete dhe çorape të bardha, transmeton Indeksonline.

Ajo mbante një pije të ngrohtë në dorë dhe kishte vendosur syze. Me flokët e gjatë në ngjyrë mjalte të lëshuar mbi supe, Lopez u shfaq me një pamje sportive dhe elegante.

Dalja e saj vjen pas disa paraqitjeve të tjera të fundit me veshje të ngushta sportive, përfshirë një kombinim me bluzë të shkurtër dhe streçe gjatë një vizite në palestër të hënën./Indeksonline/

 

The post JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës appeared first on Veriu.info.