Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka vlerësuar vendosmërinë e sulmuesit Bukayo Saka për ta çuar lojën e tij në një nivel të ri gjatë përpjekjes së “topçinjve” për të mbrojtur titullin kampion në Premier League.
Sezonin e kaluar, Saka u pengua nga një dëmtim në tendinën e Akilit, i cili vazhdoi të ndikonte edhe gjatë botërorit. Anësori 25-vjeçar e shkurtoi pushimin e verës për t’u rikthyer më herët në detyrat me klubin dhe ky përkushtim u shpërblye me gola kundër Coventry, Aston Villa e Sunderland.
Duke iu referuar dëshirës së madhe që po tregon Saka, trajneri Arteta tha: “E vura re menjëherë këtë gjë. Fakti që ai donte të rikthehej herët ishte tashmë një shenjë e shkëlqyer, ashtu si edhe mënyra se si u përgatit gjatë verës.”
“Gjërat ndodhin gjatë karrierës dhe më pas ke nevojë për njëfarë motivimi, apo ndonjëherë për një shtysë të vogël, për ta çuar atë në një nivel tjetër. Dhe Bukayo po jep vërtet shenja të mira që lënë të kuptohet se kështu do të ndodhë”, komentoi Arteta.
The post Arteta vlerëson Bukayo Saka: Ai mund ta çojë lojën e tij dhe të Arsenal në një nivel tjetër appeared first on Telesport.
