Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva i ka sugjeruar Carlo Ancelottit t’u japë më shumë mundësi lojtarëve të kampionatit vendas në kombëtare. “Ditën tjetër i dhashë një këshillë Ancelottit dhe tani ai ka grumbulluar disa lojtarë që luajnë në Brazil për miqësoret ndaj Australisë.

Kjo është një shenjë e mirë, – tha Lula gjatë një interviste në “Brasília”. – Po të isha në vendin e tij, do të zgjidhja 22 lojtarët më të mirë për çdo pozicion nga kampionati brazilian dhe do t’i merrja në kombëtare për dritaren e ardhshme ndërkombëtare të FIFA-s”.

Lula kritikoi preferencën tradicionale të Seleçaos për futbollistët që luajnë jashtë vendit: “Grumbullohen vetëm lojtarë që luajnë jashtë shtetit, edhe ata që janë në skuadra të kategorisë së dytë. Ka nga ata që qëndrojnë në stol në Europë, por përsëri grumbullohen me kombëtaren”.

Fillimisht, Ancelotti kishte përfshirë 10 lojtarë nga klubet braziliane për miqësoret e ardhshme. Numri u rrit në 11 pas thirrjes së mesfushorit të Fluminense, Matheus Martinelli, në vend të João Pedros së dëmtuar të Chelsea.

 

The post “Ancelotti t’u japë më shumë mundësi në kombëtare lojtarëve që luajnë në Brazil” appeared first on Telesport.