Një nga lajmet më të bujshme të kësaj jave ka qenë padyshim ai i JJ Gabriel që ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga Manchester United. Gjë që duket se do të ndodhë gjatë merkatos së janarit.

Menjëherë pas këtij vendimi të marrë nga JJ Gabriel dhe familja e tij, interesi për 15-vjeçarin është rritur ndjeshëm. Një nga klubet më të interesuara për djaloshin që konsiderohet si “Messi i ri” është padyshim Real Madrid.

Sipas The Athletic, Real Madridi ka punuar për transferimin e tij prej disa muajsh, duke qenë i vetëdijshëm për potencialin e 15-vjeçarit. Drejtuesit e klubit madrilen duan të veprojnë me shumë kujdes dhe kanë hartuar tashmë një plan për të siguruar firmën e tij dhe për ta integruar gradualisht në klub.

Përveç Real Madridit, për JJ Gabriel ka interes konkret edhe nga klubet e tjera të mëdha si Barcelona, PSG, Bayern dhe Manchester City.

The post Real Madrid po përgatit një transferim të bujshëm për janarin, një “Messi i ri” drejt La Ligës appeared first on Telesport.