Mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk (luan me Liverpool), i cili ka grumbulluar 96 paraqitje me kombëtaren e tij, tani do të synojë të arrijë shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e “tulipanëve”. Lajmin e konfirmojnë mediat holandeze.

Van Dijk zhvilloi një bisedë produktive në Angli javën e kaluar me trajnerin e ri, Xavi. Zyrtarisht, të gjithë po heshtin ende, por të dy shohin perspektivë të mjaftueshme për të nisur bashkëpunimin,” shkruajnë mediat.

Duke qenë se Holanda do të luajë katër ndeshje ndërkombëtare në javët në vijim, Van Dijk mund ta arrijë shifrën e 100 ndeshjeve që në fillim të tetorit.

The post 96 ndeshje si “tulipan”, Virgil Van Dijk zbulon të ardhmen e tij në kombëtaren holandeze appeared first on Telesport.