Në prag të supersfidës Roma-Inter në “Olimpico”, Gian Piero Gasperini foli për rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e zikaltërve.
Çfarë përfaqëson kjo ndeshje?
Ka kënaqësi që mbërrijmë në këtë situatë në renditje dhe me këto fitore. Është një ballafaqim i bukur, me stadiumin plot dhe dy skuadra të rëndësishme. Është një ndeshje shumë e pritur.
A mund të jetë entuziazmi një “thikë me dy presa”?
Për mua, këto janë të gjitha energji pozitive. Pastaj është ndeshja. Duhet të mendojmë për sfidën, momentin tonë dhe atmosferën pozitive.
Pse Roma mbërrin në nivel të barabartë me Interin?
Unë e shoh Interin ende përpara të gjithëve. Prej vitesh po bën gjëra të jashtëzakonshme dhe është skuadër shumë e fortë. Fakti që të gjithë duan të konkurrojnë me të vjen pikërisht sepse i njohin forcën.
Në çfarë aspekti Interi është më përpara?
Në çdo aspekt. Rezultatet janë aty për të gjithë. Duhet të kemi qetësinë ta pranojmë. Ne duhet të shohim veten. Jam i kënaqur me atë që po bëjmë dhe po përpiqemi të ngrihemi në nivel. Shifrat thonë se Interi është skuadra më e fortë e kampionatit prej disa vitesh. Ne po përpiqemi të futemi mes skuadrave të kreut.
The post Gasperini: Interi mbetet skuadra më e fortë e Serie A, ne duam ta rivalizojmë appeared first on Telesport.
