Lamine Yamal rikthehet të flasë dhe, si gjithmonë, pa shumë diplomaci. Në intervistën për “Universo Valdano”, talenti i Barcelonës foli për racizmin që ka përjetuar në Spanjë, duke rrëfyer edhe një episod në “Santiago Bernabéu”.
I pyetur drejtpërdrejt nëse ka përjetuar racizëm, Yamal u përgjigj: “Po, një mijë herë”. Mes rasteve të kujtuara ishte “El Clásico” në “Bernabéu”, ku nga tribuna pati ofendime ndaj tij dhe Raphinha.
Yamal tregon se nuk u ndikua gjatë ndeshjes: “Që dikush të më quajë ‘negro’ nuk më bezdis, jam me lëkurë të zezë”. Problemi, sipas tij, qëndron te mënyra përçmuese me të cilën përdoret kjo fjalë. La Liga e denoncoi episodin dhe më pas një prej personave përgjegjës u ndëshkua.
Talenti i Barcelonës foli edhe për “Topin e Artë”, duke konfirmuar ambiciet e tij: “Sinqerisht, besoj se më të mirët në botë jemi dy dhe këtë vit e meritoj për atë që kam fituar”.
Referenca është për Kylian Mbappé dhe vetë Yamal, të cilët spanjolli i konsideron dy futbollistët më të mirë në botë për momentin.
The post Yamal flet “pa dorashka”: Sot për sot jemi dy më të mirët në botë, por unë e meritoj “Topin e Artë” appeared first on Telesport.
