Dueli i madh i peshave të rënda në boks mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua pritet të zhvillohet më 11 dhjetor, në Kardif (Uells), në “Principality Stadium”.

Lajmi ende nuk është zyrtarizuar (mediat britanike konfirmojnë se është cështje orësh), por duket se palët kanë arritur më në fund marrëveshjen për këtë duel të shumëpritur të dy ish-kampionëve të botës.

Mësohet se dueli nuk pritet të nisë para mesnate, madje mendohet që ai të zhvillohet në orën 02:00 të mëngjesit, që të ketë shikueshmëri edhe në Amerikë. Pritet që për këtë sfidë të shiten mbi 80 mijë bileta.

Fury (35 fitore, 2 humbje e 1 barazim) dhe Joshua (30 fitore e 4 humbje) kanë rënë dakord që dueli të zhvillohet në Mbrëtërinë e Bashkuar dhe duket se Kardifi është vendi i përzgjedhur para Wembley dhe Nju Jork.

Palët kishin diskutuar edhe datat 28 nëntor e 4 dhjetor, por koha dukej e pamjaftueshme ndaj u ra dakord për 11 dhjetorin. Tashmë palët do të plotësojnë dhe pjesët burokratike para se ta zyrtarizojnë atë.

The post Arrihet marrëveshja për duelin e madh mes Joshua e Fury, pritet vetëm zyrtarizimi, ja detajet appeared first on Telesport.