Ka startuar të premten në mbrëmje Kupa e Federatës në volejboll për meshkuj e femra, ku skuadrat që luajnë në Superligë, të ndara në dy grupe, kanë luajtur takimet e para sezonale. Dy ekipet e mira të secilit grup do të shkojnë në gjysmëfinale.
Te meshkujt, në Grupin A (Shkodër), vendasit e Vllaznisë u mundën 3-0 në fushën e tyre nga Erzeni, në një ndeshje me rivalitet në të trija setet. Në Grupin B (Elbasan), skuadra e Tiranës mundi 3-1 vendasit, ndërsa Studenti befason Skënderbeun, duke triumfuar 3-0 në një përballje në përgjithësi të ekuilibruar.
Te femrat, në Grupin A (Pogradec), dy ekipet juglindore kanë dalë fituese në përballjet e para. Pogradeci vendës mundi 3-0 Lushnjën e ngjitur në Superligë, ndërsa Skënderbeu mposhti po 3-0 Partizanin. Në Grupin B (Durrës), Tirana “shpartalloi” 3-0 Vllazninë, ndërsa Dinamo mundi 3-1 me përmbysje Teutën vendase.
Grupi A-Meshkuj (Shkodër)
Dita e parë (18 shtator)
Erzeni – Vllaznia, 3-0 (25-23, 25-21, 25-20)
Partizani (pushim)
Renditja: Erzeni 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Partizani 0 pikë.
Grupi B-Meshkuj (Elbasan)
Dita e parë (18 shtator)
Tirana – Elbasani, 3-1 (25-14, 25-20, 21-25, 25-18)
Skënderbeu – Studenti, 0-3 (21-25, 23-25, 25-27)
Renditja: Tirana 3 pikë, Elbasani 0 pikë,
Grupi A-Femra (Pogradec)
Dita e parë (18 shtator)
Pogradeci – Lushnja, 3-0 (25-8, 25-15, 25-19)
Skënderbeu – Partizani, 3-0 (25-17, 25-18, 25-20)
Renditja: Pogradeci 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Partizani 0 pikë, Lushnja 0 pikë.
Grupi B-Femra (Durrës)
Dita e parë (18 shtator)
Tirana – Vllaznia, 3-0 (25-5, 25-18, 25-11)
Dinamo – Teuta, 3-1 (17-25, 25-18, 25-19, 25-23)
Renditja: Tirana 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.
The post Volejboll/ Nis Kupa e Federatës, pretendentët debutojnë me fitore dhe synojnë gjysmëfinalet appeared first on Telesport.
