Liverpool ka fituar 0-1 në transfertën ndaj Bournemouth, e vlefshme për javën e pestë në Premier League. Rasti i vetëm i rrezikshëm i Liverpool-it për pjesën e parë, ishte goditja e dënimit e Dominik Szoboszlai, ku topi përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57-të, ku pas një topi në zonë të Cody Gapko për Florian Wirtz, ishte Alexander Isak, ai që ndoqi aksionin deri në fund dhe shtyu topin në rrjetë.

Liverpool administroi në mënyrë të shkëlqyer rezultatin deri në fund dhe fitoi përfundimisht 0-1. Të kuqtë renditen në vendin e gjashtë me 9 pikë, Bournemouth mbetet në vendin e 17-të.

SHIKOGOLIN

Manchester City fitoi 5-3 ndaj Sunderland në “Etihad”, në një ndeshje tejet të bukur.

Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Enzo Fernandez shënoi direkt nga goditja e dënimit. Ky është goli i parë për argjentinasin me fanellën e “Qytetarëve”.

Megjithatë, reagimi i Sunderland nuk vonoi shumë. Brian Brobbey barazoi shifrat për miqtë në minutën e 12-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Enzo Le Fee.

Në minutën e 29-të, Rayan Cherki rikthen në avantazh Man. City-n. Francezi gjeti golin me një goditje brenda zonës, pas asistit të marrë nga Antoine Semenyo.

Në minutën e 33-të, Brian Brobbey barazon sërish shifrat. Holandezi shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Thomas Meunier. Për golin e Brobbey u desh eshe konfirmimi i VAR-it, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje. Në minutën e 43-të, ishte radha e Antoinë Semenyo ëpr të gjetur golin me një goditje të fuqishme brenda zonës. City e mbyll në avantazh 3-2 pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte po aq e bukur sa e para. Në minutën e 57-të, Semenyo shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për City-n, pas një topi të marrë nga Rayan Cherki dhe pse i devijuar nga kundërshtarët.

Në minutën e 59-të, Brian Brobbey kompletom tregolëshin e tij, pas një topi fantastik të futur në zonë nga Granit Xhaka dhe asistit të Nilson Angulo. Në minutën e 82-të, ishte Erling Haaland që gjeti golin, pas asistit të Josko Gvardiol.

Manchester City fiton 5-3 dhe kryeson renditjen i vetëm me 15 pikë të plota, pas pesë javëve të para. Sunderland mbetet në vendin e 14-të.

SHIKOGOLAT

The post Liverpool mjaftohet me një gol, spektakël golash në “Etihad”. Man. City i pandalshëm (video) appeared first on Telesport.