Është mbyllur këtë të diel java e katërt e kampionatit të Kategorisë së Parë, me gjashtë ndeshje të zhvilluara në dy orare, 13:30 dhe 16:00.

Kukësi regjistroi fitoren më të thellë të kësaj jave, duke mposhtur 3-0 Korabin në shtëpi. Fitore mori edhe Burreli, që triumfoi 1-0 në transfertën ndaj Orikut.

Në dy takimet e tjera të orës 16:00, Iliria dhe Bylisi ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, ndërsa Sopoti dhe Kastrioti u ndalën gjithashtu në barazim 1-1.

Në ndeshjet e orës 13:30, Besëlidhja fitoi 2-1 ndaj Besës, ndërsa Pogradeci dhe Flamurtari e mbyllën përballjen pa gola, 0-0.

Pas përfundimit të javës së katërt, Kategorinë e Parë e kryeson Pogradeci me 8 pikë.

 

The post Kategoria e Parë: Rezultatet e javës së 4-të, ja situata në renditje (foto) appeared first on Telesport.