“Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: V.M. (19), Gj.J. (22), S.U. (36) dhe K.P.T. (45), të gjithë nga Velesi; një 17-vjeçar nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit; një 16-vjeçar nga Shkupi dhe një 15-vjeçar nga fsh. Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, i cili kishte shkaktuar edhe aksident rrugor. Gjithashtu, me dy të mitur nga Velesi, në prani të prindit, është zhvilluar bisedë zyrtare, pasi kishin drejtuar mopedë pa patentë shoferi”, njoftoi nga MPB.
Dy persona kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve motorike, përkatësisht P.R. (61) nga fshati Jakimovë, rrethina e Vinicës, dhe D.A. (33) nga Shkupi.
Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit ka vozitur P.L. (70) nga Kavadari.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse./Alsat.mk.
The post MPB: 10 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit appeared first on Alsat.
