Lionel Scaloni ka folur sërish që pas botërorit. Trajneri i Argjentinës doli para mediave një javë para ndeshjes miqësore kundër Bolivisë (1 tetor), ndonëse të gjithë sytë do të jenë te ndeshja e kundër Benin në stadiumin “Monumental”, ku Leo Messi do t’i japë lamtumirën e madhe kombëtares para tifozëve vendas.

Lidhur me fundin e epokës së Messi, trajneri Scaloni e bëri të qartë se do të shfaqen gjithnjë e më shumë talente të reja: “Grumbullimi pasqyron atë që do të bënte çdo trajner. Një Kupë Bote ka përfunduar dhe ne besojmë se është momenti i duhur për njëfarë ndërrimi brezash edhe pse pjesa më e madhe e skuadrës do të mbetet”.

“Bëhet fjalë për lojtarë të rinj. Qasja jonë pasqyron atë që bëmë në vitin 2018; të njëjtën gjë bëmë edhe atëherë, madje pa e ditur nëse do të vazhdonim në detyrë“, tha Scaloni. Ndërrimi i brezave për kampionët e botës të vitit 2022 ka nisur tashmë, me lojtarë si Nico Paz dhe Valentín Barco që pritet të kenë më shumë hapësira për të luajtur me fanellën e Argjentinës.

Trajneri Scaloni, më tej komentoi situatën te kombëtarja: “Ne punojmë për kombëtaren; nuk punojmë për askënd në nivel personal. Kjo është diçka që duhej ta bënim dhe mund të japë fryte. Gjithçka kërkon kohë, por ne e shohim të arsyeshme që këta lojtarë të rinj të mbeten pjesë e grupit.”

Kontrata e Scalonit dhe e gjithë stafit të tij teknik zgjat deri më 31 dhjetor 2026, por synimet e të dyja palëve janë të njëjta: “Ekziston dëshira për të qëndruar këtu, por ka shumë aspekte që duhet t’i diskutojmë me presidentin. Natyrisht, pas një turneu kaq emocional, njeriu gjithmonë reflekton. E përsëris: do të ulemi dhe do të flasim me presidentin”.

The post Scaloni zbulon të ardhmen e Argjentinës: Do të ketë një ndërrim brezash, ka shumë të rinj gati për kombëtaren appeared first on Telesport.